Diamanti i zi shitet me çmim marramendës

auto diamanti i zi 600x3601644481707

Një diamant i zi, që besohet se është më i madhi në botë i këtij lloji dhe një miliard vjet i vjetër, është shitur në ankand për 3.16 milionë paund.

I emëruar “Enigma”, diamanti 555.55-karatësh, i cili peshon gati sa një banane, ishte pritur që të shitej për më shumë se 4.4 milionë paund në një ankand në internet.

Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” tha se blerësi “ka zgjedhur që t’i përdorë kriptovalutat për blerjen”, shkruan BBC.

Ekzistojnë disa teori për prejardhjen e këtij diamanti të çmuar, përfshirë njërën se ai është sjellë në Tokë nga një asteroid.

Shtëpia e ankandeve që e shiti diamantin nuk e identifikoi blerësin, por pas procesit, ndërmarrësi i kriptovalutave, Richard Heart, pretendoi në rrjete sociale se ai është blerësi i gurit të shtrenjtë.

Diamanti i përket një lloji të quajtur “karbonado”, që është një nga format më të forta të diamanteve natyrore. Këto diamante janë tepër të rralla dhe janë zbuluar më parë vetëm në Brazil dhe në Republikën Qendrore Afrikane.

Për shkak se përmbajnë osbornit, mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se këto diamante e kanë prejardhjen nga hapësira.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.