____________________hotele-ferma-gostivisht-permet-

FERMA SALI

 GOSTIVISHT, PERMET


 068 47 94 569   /   068 46 78 862    

 fermasali.fs@gmail.com  

Ferma Sali ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2015. Frymëzimi dhe ideja për të hapur aktivitetin ka lindur si pasojë e eksperiencave të shumta në lidhje me agroturizmin. Guidat lokale dhe eksplorimi i shumë vendeve të Shqipërisë dhe jashtë saj, kanë qenë frymëzim për të ruajtur traditën e bukur shqiptare. Nga sa më sipër, u zhvillua ky aktivitet, duke qenë se dhe vendi ku shtrihet ferma (Gostivish) e ofron këtë mundësi.

Ideja ishte të promovoheshin një sërë produktesh që zona ka si: ushqim të vërtetë organik, raki e verë tradicionale, gliko te ndryshme, unike të arrës, mjalti me hoje i Bedunicës, mishi i kafshëve të egra të cilat natyra i ofron, mesnik, fasule me pastërma, kole (mish i mbushur në zorrë) e shumë produkte të tjera.

Aktivitetet që ofron kjo zonë janë: ecje në natyrë (hiking), rafting e alpinizëm, banja kurative termale, pamje spektakolare, oksigjen në natyrën e mrekullueshme.

Festa lokale që organizohen janë: Dita e Verës, ku organizohet dhe një panair i madh, ku promovohen të gjitha produktet e zonës dhe vlerat historike, Dita e Tokës Nënë, ku promovohen gatime tradicionale të zonës, hapja e sezonit turistik në Përmet etj. 

Lulja e Bedunices ritet ne malin e Teprit në (Gostivisht,Permet)1500m.Zona ka nje shumllojshmeri lulesh dhe bimë medicinale.Ne nga këto lule marim dhe mjalti shumlulësh ne fillim te muajit Korik,qe eshte i pasur me vitamina dhe vlera ushqyese.Bletët jetojnë në një zonë me bimësi krejtësisht të egër,dhe larg pemeve frutore,larg fshatit.E vecanta e ketij mjalti eshte ajri i paster dhe jeta e eger.Ne malin e Teprit eshte e vetmja lule qe ritet dhe jep kete lloj mjalti.Ne muajin Gusht dhe shtator nuk ka asnje lloj lule tjeter.Ndaj marim nje mjalte Mono Floour(nje lulësh).Fshati ndodhet larg rugës urbane,eshte nje zone rurale me teren te thyer nga pikpamja gjeografike. Mundesite per te mare dhe mjaltin e hidhur ose mjaltin e Mares jane vetem duke i shtegëtur.Ne funt te muajit Shtator ne i shtegëtojme po në një zonë të populluar nga pema e Mares,që ritet në një vent më të ngrohtë se Bedunica.Mjalti i hidhur hiqet në fund të muajit Nentor.

Ne nga bletet nukbperfitojme vetem mjaltin por edhe polenin,propolisin dhe qumshin e mbretereshes,sic e kane quajtur te paret tane, Nektari i Perendive,per vlerat kuarative qe ai ka.
 

Ju Mirepresim !

- AKOMODIM

- PRODUKTE TIPIKE LOKALE

- BLETARI

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.