Vuante nga depresioni? Motra e Almës: Po më dhemb shpirti! Më vjen keq që po shpikin për të

mbytja shkoder

 
Në një intervistë ekskluzive për “Breaking” në Top News ka qenë motra e Almës, nënës që u vetëmbyt me tre fëmijët e saj në lumin Buna në Shkodër.

Motra e saj shprehet se Alma nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor “shpikjet që po bëhen ndaj motrës së saj po i dhembin shumë”.

Gazetarja: A është e vërtetë që Alma vuante nga depresioni?

Motra e Almës: Më dhemb shpirti se po shpikin çdo gjë për motrën time, motra ime ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një nënë e përkryer, mund ta vërtetoni tek shkolla se i ka çuar përditë fëmijët tek shkolla, i ka veshur, i ka çuar shumë të rregullt, është marrë me detyrat e fëmijve çdo ditë . Nqs motra ime ka qenë me të meta mendore, nuk do i kishte bërë këto veprime. Për Almën ka pasur një lagje e tërë respekt. E kanë dashur të gjithë motrën time. Si ka mundësi që motra ime ka qenë me të meta mendore dhe ka 10 vite martesë me burrin?

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.