"Me 200 km/h nuk i ndaluan policisë", mediat e huaja jehonë aksidentit me 8 viktima në Përmet

 

 640 0 660beef3b5aa8

 

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë aksidentit të rëndë rrugor që u shënua në orët e para të mëngjesit sot në afërsi të Këlcyrës, ku mbetën të vdekur tetë persona, shoferi nga Shkodra dhe shtatë emigrantë ilegalë nga Lindja e Mesme.

Mediat e huaja në Greqi e Itali kanë pasyqryuar aksidentin e sotëm me vdekjen e 7 klandestinëve, të cilët kishin hyrë në Shqipëri nga Greqia.

Kujtojmë se makina tip Benz e mbushur me klandestinë në tentativë për t’i shpëtuar policisë përfundoi në anë të lumit Vjosa, dhe si pasojë humbën jetën 7 emigrantë si dhe vetë drejtuesi i mjetit nga Shkodra.

Dyshohet se nga shpejtësia e lartë, deri në 200 km/h shoferi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të lumit Vjosa. Përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti u shkatërrua totalisht duke i bërë të pamundura shanset për mbijetesë.

 

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.