Foto/ Sherri me thika në Fier, ky është 19-vjeçari që u vra pas zënkës në rrjetet sociale

 640 0 65eef828ec953

 

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier, ku  një person ka humbur jetën

Grei Bihuci 19-vjeç është viktima, ku fillimisht ai ka mbetur i plagosur, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën në spital.

Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” ne degën TIK. Këtë të hënë, ai ka bërë  vetëm dy ore mësim dhe i ka lënë orët e tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në qendër të qytetit. Autori , i identifikuar si Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin Grei Bihuci dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte , duke marrë dhe ai plagë të renda.

Burimet nga spitali bëjnë me dije se 20- vjeçari ka hyrë në sallën e kururgjisë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Ndërkohë autori 18- vjeçar Florjan Muka, ka rënë në prangat e policisë.

Mësohet se sherri ka nisur për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohë mësohet se  19- vjeçari i cili ka ndërruar jetë, punonte edhe si kamarier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm.

Sipas dëshmitarëve konflikti mund të ketë nisur poshtë urës Gjanica, dhe djali në përpjekje për të shpëtuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë paralel me ngjarjen e rëndë , një hajdut vetëm pak metra më larg ka tentuar ti vjedhë çantën një gruaje , por ka rënë në prangat e policisë.

Vrasja në Fier pas sherrit në rrjetet sociale, viktima punonte kamarier, eci i plagosur disa metra por…

Detaje të reja dalin nga krimi i rëndë në Fier paraditen e sotme (11 mars) ku një 19-vjeçar u godit për vdekje me thikë.

Sherri mes tij dhe autorit të dyshuar Florjan Muka raportohet se ka nisur në rrjetet sociale.

Mësohet se ditën e sotme, rreth orës 11:30, viktima dhe autori i dyshuar i krimit janë përfshirë në një konflikt fizik dhe gjatë sherrit, 18-vjeçari ka nxjerrë thikën duke goditur për vdekje të riun.

Sipas dëshmitarëve konflikti dyshohet se ka nisur poshte urës së Gjanicës dhe 19-vjeçari me iniciale G. B., në përpjekje për të shpetuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit, por nuk i mbijetoi dot plagëve.

Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe shoku i viktimës, i cili mësohet se ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

20-vjeçari me iniciale O. S., iu është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i dyshuar u arrestua pas krimit.

Viktima raportohet se punonte si kamarier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit të Fierit dhe njihej si djale i mirë dhe i sjellshëm. Ai ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” ne degën TIK dhe ditën e sotme ka bërë  vetëm dy orë mësim, duke braktisur orët e tjera të mësimit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

Emri/ Vrau një 19-vjeçar dhe plagosi të riun që ndërhyri në sherr, kush është autori i ngjarjes në Fier

Florjan Muka, është 18-vjeçari i cili vrau me thikë pas një konflikti për motive të dobëta një 19-vjeçar dhe la të plagosur një tjetër, i cili ndërhyri mes tyre për të shuar sherrin.

Policia në një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë, bën me dije se Florjan Muka plagosi me mjet prerës (thikë), shtetasin Grei Bihucin, 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Po ashtu, në spital për ndihmë mjekësore është paraqitur edhe 20-vjeçari me iniciale O. S., i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar sherrin me të rinjve është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Muka ndërkohë është vënë në pranga dhe është shoqëruar në Polici, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Sherr me thika në Fier, humb jetën adoleshenti, plagoset 20-vjeçari që ndërhyri në konflikt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit paraditën e sotme.

Disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe debati ka agravuar në përleshje fizike.

Njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Gjatë sherrit është plagosur edhe një 20-vjeçar, i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin. Ndërkaq policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, 18-vjeçarin, F.M.

 640 0 65eee1e016a97

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.