“Vajza e shau, se e kishte mësuar gjyshi”, ish-deputeti: Si nisi sherri mes Princ Lekës dhe Gjergj Zaharisë

 640 0 65e9c7b7610b9

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me konfliktin e bërë publik dje, midis Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia.

Ish-deputeti Ekrem Spahiu, si person pranë familjes mbretërore, ka treguar si ka nisur debati më 5 mars, ku dhe u filmua video, ku Elia shfaqej duke dhunuar Lekën.

“Princi ka masur një marrëveshje dhe një kontratë me ish-bashkëshorten Elian, që do të vinte dy orë në ditë të takonte vajzën. Kështu ka ndodhur edhe më 5 mars.

Princi ka takuar vajzën dhe nuk ka patur problem deri në atë moment. Vajza i thotë princit çfarë i kishte thënë gjyshi, dy fjalë që nuk po i bëj publike, fjalë ofenduese. Në këtë moment, Gjergj Zaharia jo vetëm që nuk kërkoi falje, po i tha duhet të dalësh nga shtëpia.

Princi ka nënshkruar dhe një kontratë për pasurinë që do i lërë Elias dhe vajzës, e po ashtu për qëndrimin në oborrin mbretëror. Princi është dhunuar në korridoret e rezidencës nga Gjergj Zaharia. Më pas ka ardhur Elia.

Elia nuk është goditur në mënyrë kategorike nga Princi, e njoh shumë mirë, djalë më të kulturuar, më të mirë-arsimuar dhe më human nuk kam parë. Nuk mund ta mendoj dhe jo vetëm unë po askush, që Princi mund të godasë Elian.”, tha ish-deputeti.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.