Zbardhet dinamika/ Pëllumb Meta u vra me 4 plumba në kasollen e bagëtive, vijojnë prej orësh kontrollet e ekspertëve për gjetjen e armës

Screenshot 2 23 2024 1 57 01 PM

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pëllumb Metës, ku e dyshuara kryesore është vajza e tij.

Sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi, Hygerta Meta e vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive.

19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit Ekonomik në Tiranë ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

Policët janë ende në kërkim të armës, të cilën nuk dihet ende se ku e ka hedhur e reja.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv.

Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, ndërsa është  arrestuar 19-vjeçarja

Më datë 13 shkurt rreth orës 22:30, njëri prej djemve, 25 vjeç ka denoncuar në polici se babi i tij është larguar nga banesa dhe kanë humbur kontaktet me të. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Nga hetimet, u zbulua se Pëllumb Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesën e tij. Vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta, ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i tij është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.