“Kishte lidhje tjetër”, flet familja e Fatbardha Palit pas deklaratave të vjehrrit

 640 0 65c4cf0dbc7e5

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Greqi ku 47-vjeçarja shqiptare, Fatbardha Pali u vetëvra pas deklaratave të saj në ‘Facebook’.

Ditën e djeshme në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’, deklarata e vjehrrit të saj Kadri Pali, tronditi opinionin publik.

Ai u shpreh se i biri dhe 47-vjeçarja ishin ndarë prej disa muajsh dhe se nusja kishte tradhtuar djalin e tij dhe ky po ashtu, ndaj edhe ishin ndarë. Ndër te tjera ai u shpreh se 47-vjeçarja ka shprehur shumë gjëra, por nuk janë të vërteta.

“Unë e mora vesh lajmin nëpërmjet telefonit që u përhap në FB. Nuk di ta shpjegoj as unë, ajo ka deklaruar shumë gjëra, por nuk janë të vërteta. E kanë brenda për brenda me burrin. Ajo kishte djalin “I thoshte ç’ke o ma, më ke mua”. Ishin ndarë prej 6 muajsh, i kishte kapur disa gabime. Herën e fundit kemi folur para 2 muajsh, këtë gjë e mbajti të mbyllur. Ai e ka kapur në gabim, ndaj djali vendosi të ndahej. Konfirmoj që ka pasur lidhje tjetër për inatin e burrit.”, tha ai.

 Por i menjëhershëm ka qene reagimi i familjes se Fatbardha Palit, të cilët shprehen se në gjithë këtë histori, Iliri, burri i Fatbardhës është fajtor për vdekjen e saj, pasi nuk ju ka shprehur asnjë shqetësim dhe as ka treguar se ishin ndare.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.