LAJMI I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Korçë, nënë e bijë gjenden pajetë në banesë

Screenshot 2 1 2024 5 15 41 PM

 
Një ngjarje e rëndë në Korçë, në lagjen 17. Nënë e bijë gjenden pa jetë brenda banesës. Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë. Nga infot bëhet me dije se nëna ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.