Dalin pamje tjera të reja kur shihet se si raketa iraniane godet aeroplanin ukrainas

raketa

Video e re duket se tregon momentin kur një raketë iraniane goditi një aeroplan pasagjerësh ukrainas vetëm pak çaste para se të rrëzohej, ku si pasojë humbë jetë 176 persona në bord.  

Pamjet u shfaqën pasditen e së enjtes, disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze për rrëzimin e aeroplanit, ku kishte thënë se Irani e kishte rrëzuar atë,

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, më vonë i bëri jehonë shqetësimeve të Trump, duke thënë se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi aeroplanin ukrainas, por “mund të ketë qenë pa qëllim”.

Trudeau tha se inteligjenca kanadeze dhe aleate e mbështet atë përfundim. Ai tha se dukej se ishte një raketë tokë-ajër që goditi aeroplanin.

23202054 7868035 Debris from the plane a 48 1578588999862

Videoja e fundit duket se tregon një raketë që goditi aeroplanin ndërsa fluturonte mbi Parand, zonë ku ndaloi së transmetuari sinjalin e tij para rrëzimit.

Një shpërthim i vogël ndodhi kur raketa goditi por avioni nuk shpërtheu. Ai vazhdoi të fluturonte për disa minuta dhe u kthye përsëri drejt aeroportit ndërsa u përfshi me flakë para se të shpërthente dhe të rrëzohej shpejt.

23202050 7868035 Debris from the plane a 49 1578588999864

Televizioni iranian transmetoi pamjet sot, ndërsa një klip i veçantë 28 sekondësh i marrë nga ndenjësja e përparme e një makine u shfaq për të konfirmuar se aeroplani tashmë ishte në flakë kur ra nga qielli nga 8,000 metra.

23210022 7870409 image a 11 1578599714855

23139596 7868035 Pieces of debris are seen lying at the crash site in a picture r a 46 1578588999858

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.