Cristiano Jr ndjek rrugën e babait të tij, largohet nga Manchester United dhe rikthehet tek ekipi i parë

cristiano jr e1672242704646

Cristiano Ronaldo Jr e ka ndjekur rrugën e babait të tij për t’u larguar nga Manchester United, ndërsa u regjistrua përsëri në akademinë e Real Madridit.

12 vjeçari në të kaluarën kishte luajtur në klubet ku ka luajtur babai i tij, pra për të rinjtë, duke e përfaqësuar Realin, pastaj Juventusin dhe në fund Man Utd, kur i biri i tij u rikthye në “Old Trafford”.

E tani, pas largimit të bujshëm të Ronaldos nga “Teatri i Ëndrrave” pasi i prishi marrëdhëniet me gjigantin britanik në muajin nëntor pas intervistës që e dha për Piers Morgan, djali i tij po ashtu lëvizi prej aty.

Gazetari Edu Cornago shkroi se Ronaldo Jr’ u rikthye të martën në akademinë e Realit, aty ku i kishte shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje në eksperiencën e parë.

Cristiano Jr është lindur në San Diego në vitin 2010 dhe pseudonimi i tij është “Cristianinho” ose “Cristiano i vogël”. Ndërkohë, babai i tij është në negociata me Al Nassr dhe mund t’i bashkohet klubit arab në ditët apo javët në vazhdim, e ku do të mundë të paguhet deri në 200 milionë dollarë në vit.

Shumë njerëz besojnë se Cristiano Jr do të bëhet lojtar i madh, por që do ta ketë të vështirë ta arrijë nivelin e babait të tij, i cili i ka fituar pesë “Topa të Artë” dhe thuajse gjithçka në karrierë. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.