Serie A/ Interi rikthehet te fitorja para derbit me Milanin

seria.a.milan

Interi është rikthyer te fitorja në kampionat me suksesin në ndeshjen e sotme ku kanë mposhtur Kremonezen me rezultatin 3-1.

Korrea dhe Barela me një super gol siguruan avantazhin e zikaltërve në pjesën e parë, me Lautaro që gjeti dhe të tretin në minutën e 76-të.

Okereke gjeti golin e nderit për miqtë në minutën e 90-të me një realizim fantastik që vulosi rezultatin final.

Minuta pati dhe për Kristjan Asllanin, me mesfushorin që u aktivizua në pjesën e dytë në këtë fitore të zikaltërve përpara derbit ndaj Milanit.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.