Botërori 2023/ Kompletohet grupi i vajzave kuqezi, ekipi zhvillon stërvitjen e radhës

kombetarja femrat syri.net1661799854

Teksa kanë mbetur edhe tre ditë nga ndeshja ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ekipi kombëtar i femrave ka vijuar edhe sot përgatitjet dhe stërvitjen intensive në fushën me bar natyral të mini-stadiumit në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri Armir Grima ka pasur në seancën e sotme të gjitha futbollistet e thirrura në këtë grumbullim, teksa që të dielën me ekipin u bashkuan në stërvitje edhe futbollistet që luajnë në kampionatet jashtë vendit, Mimoza Hamidi, Kristina Maksuti, Qëndresa Krasniqi e Mery Kalaja.

Sakaq, Alma Hila nuk do t’i bashkohet grumbullimit të Kombëtares, për shkak të një dëmtimi që pësoi të shtunën me ekipin, në sfidën ndaj Juventusit.

Kombëtarja zhvilloi një seancë të plotë stërvitore, me stafin teknik që pati mundësinë të krijonte një ide të qartë për gjendjen e 19 futbollisteve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet ndaj Polonisë dhe Norvegjisë.

Deri më tani gjithçka ka shkuar mirë dhe të gjitha lojtaret e grumbulluara janë në formë të mirë fizike.

Vajzat kuqezi do të vijojnë stërvitjen edhe në dy ditët e ardhshme, teksa të enjten do të presin në stadiumin “Elbasan Arena” ekipin e Polonisë, një rival i vështirë në letër, por Shqipëria e Grimës do të tentojë të bëjë surprizën.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.