Futsal Champions League/ Luhen dy ndeshjet e para të Grupit G, Tirana e nis me një fitore

Futsal Champions League

Janë luajtur ndeshjet e para të UEFA Futsal Champions League 2022/2023 të vlefshme për raundin para-eliminator të Grupit G.

Sfida e parë mes luksemburgasve të Differdange dhe irlandezo-veriorëve të Belfast United, që u luajt në sallën e lojërave me dorë të Parkut Olimpik të Tiranës, prodhoi gola dhe emocione.

Ndeshja u fitua me rezultatin e thellë 13-0 nga kampionët e Luksemburgut, që ishin më superiorë dhe triumfuan me një goleadë.

Në sfidën tjetër të luajtur po në Parkun Olimpik, përballë u vunë qipriotët e Apole FC dhe kampionët e Shqipërisë, KF Tirana.

Një ndeshje mjaft e bukur me Tiranën që kaloi e para në avantazh me anë të Pishtunit e që thelloi avantazhin me golat e Kacës, Alajt e Nishorit.

Image

Qipriotët ngushtojnë disi diferencat me golin e Goes, ndërsa pjesa e parë u mbyll me fitoren 4-1 të Tiranës.

Në pjesën e dytë bardheblutë ruajnë dominimin dhe shënojnë golin e pestë me Alajn, duke mbajtur ndeshjen nën kontroll pavarësisht se qipriotët realizojnë edhe golin e dytë po me Goes.

Ndeshja u mbyll me suksesin 5-2 të Tiranës.

Image

Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të grupit G, ku Apoel FC do të ketë përballë Differdange 03, që do të luhet në ora 17:00 ndërsa në ora 20:45 Tirana do të luajë ndaj ekipit të Irlandës së Veriut, Belfast United.

Dy ndeshjet e fundit të grupit do të luhen më 27 gusht. Sfida e parë që nis në ora 17:00 është Belfast United – Apoel FC, ndërsa në ora 20:45 do të nisë sfida tjetër mes bardhebluve të Tiranës kundër Differdange 03.

Nëse Tirana arrin të kalojë këtë fazë, duke u renditur në krye të grupit G, do të kalojë në raundin tjetër, ku do të jetë pjesë e grupit 8, me dy rivalë tashmë të identifikuar, Chrudim dhe Shkupi 1927, si edhe fituesi i grupit H në raundin para-eliminator.

Futsal Champions League

Kalendari i ndeshjeve të Grupit G

24 gusht 2022

Belfast United (NIR) – FC Differdange 03 (LUX)    0-13

Apoel FC (CYP)– Tirana Futsal (ALB)                        2-5

25 gusht 2022

Apoel FC (CYP)– FC Differdange 03 (LUX) ora 17:00

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Tirana Futsal (ALB) – Belfast United (NIR) ora 20:45

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

27 gusht 2022

Belfast United (NIR)– Apoel FC (CYP) ora 17:00

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

Tirana Futsal (ALB) – FC Differdange 03 (LUX ) ora 20:45

“Tirana Olimpik Park” – Tirana

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.