Deklarata epike e Chiellinit: Jam i shëmtuar, por futbolli më ka ndihmuar të kem histori me shumë femra

femratkielini1661237935

Giorgio Chiellini cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë të dekadës së fundit në futbollin botëror, që e ka bërë atë të jetë i vlerësuar kudo.

E megjithatë, vetë mbrojtësi duket se ka fiksim një mangësi, pamjen e tij të jashtme.

Por ai ka pranuar se fakti që ishte një futbollist i suksesshëm, e ka ndihmuar edhe në jetën private, pavarësisht kësaj “pengese”.

“Të jesh një futbollist i suksesshëm më ka ndihmuar të kem histori me më shumë gra në krahasim me ato që do të kisha nëse do të bëja një zanat tjetër”, tha ai për një podcast të “Bild”.

“Siç mund ta shohësh edhe vetë, nuk jam qartësisht futbollisti më i bukur i brezit tim. Përkundrazi, mund të them se jam mjaft i shëmtuar, një rosak i shëmtuar”, tha duke qeshur ish-kapiteni i Juventusit.

Edhe pak kohë më parë, Chiellini kishte thënë thuajse të njëjtat gjëra në një intervistë në Itali.

“Jam më i shëmtuar se uria, por profesioni që kam ndërmarrë më ka ndihmuar në jetën private. Leo është shumë më i bukur se unë”, kishte thënë ai për Bonuçin.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.