Ekziston vetëm një rrugë që Leao të shitet te Chelsea!

leao.chelseaaaa

Në orët e fundit, lajmi i Times Sport qe ka dalë nga Anglia, i nënshkruar nga Duncan Castles dhe Paul Joyce, i cili tregon për një Chelsea në punë te vazhdueshme që te përpiqet të arrijë te Rafael Leao ka perhapur panik te tifozeria kuqezi dhe jo vetem.

Interesi per numrin 17 kuqezi dhe MVP e sezoinit te kaluar dihet dhe supozohet se mund të tërheqë interesin e shumë klubeve kryesore. Lidhur me këtë skenar, sipas asaj që mësohet nga redaksia e MilanNews.it, për momentin Milani nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare nga blutë për xhevahirin e tyre portugez.

Është gjithashtu shumë e pamundur që klubi kuqezi të privohet nga një nga lojtarët kryesorë, ndoshta më i rëndësishmi në repartin ofensiv, vetëm dhjetë ditë para mbylljes së merkatos se veres! Nuk do të kishte koha e nevojshme për t’u rikthyer në merkato dhe gjetur një zëvendësues të mundshëm në lartësinë e Leaos.

I vetmi skenar që mund të ndryshojë diçka është ai në të cilin klubi londinez vendosi të paguajë klauzolën e lirimit Leaos, prej 150 milionë eurosh. Sipas Daniele Longo, pikerisht vetem kesaj duhet t’i druhen tifozet e Milanit.

“Milani nuk ka asnjë interes të hapë një negociatë 10 ditë para përfundimit të tregut të transferimeve, por nëse ata paguajnë klauzolën nuk mund të bëjnë asgjë”.

Nderkohe, ne Angli shkruajne dhe se Chelsea ka pranuar qe te paguaje supergjoben e Leaos ndaj Sporting Lisbona, pra e barabarte me gati 20 mln euro, per gjyqin e humbur per ceshtjen e transferimit falas duke prishur kontraten me portugezet dhe firmosur te Lille.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.