Lajm i keq për Mourinhon, dëmtohet afrimi i bujshëm i verës

mourinho roma dybala wjinaldum1661151381

Roma humb Georgino Wijnaldum. Mesfushori holandez, i cili iu bashkua verdhekuqve pak ditë më parë në huazim nga Paris Saint Germain, ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe në ditët e ardhshme do t’u nënshtrohet ekzaminimeve ekstra, për të përcaktuar shkallën e rikuperimit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhekuq në rrjetet sociale, ku njofton se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por pa dhënë detaje në lidhje me kohën e rikuperimit.

Ndërkohë, mediat në Itali raportojnë se është e sigurt që Wijnaldum nuk mund të rikthehet në fushë para muajit dhjetor, teksa për momentin po studiohet mundësia e një ndërhyrjeje kirurgjikale, që do ta zgjaste edhe më shumë kohën e rikuperimit.

Ky është vërtetë një lajm mjaft i keq për Jose Mourinhon dhe verdhekuqtë, që shpresonin pikërisht që holandezi t’i jepte skuadrës cilësi dhe eksperiencë, megjithatë tani nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të “kryqëzojnë gishtat” për një rikuperim sa më të shpejtë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.