Ushqimet që nuk duhet t’i ruani kurrë bashkë

frigorifer.ushqime

Kur bëni pazar, duhet të keni parasysh mënyrën se si i ruani ato në frigorifer ose dollap. Ka disa ushqime që nuk mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrës për arsye nga më të ndryshmet. Më poshtë po listojmë disa prej tyre.

Mollët dhe karotat

Mollët prodhojnë shumë etilen, prandaj duhet të keni kujdes kur i ruani me ushqime të tjera. Mos i vendosni mollët veçanërisht pranë karotave, pasi këto të fundit do të marrin një shije të hidhur pas disa ditësh.

Kastravecët dhe domatet

Kastravecët janë shumë të ndjeshëm ndaj etilenit. Është më mirë të mos i ruani me domate, sepse do të fillojnë të zverdhen më herët se sa duhet.

Qepë dhe patate

Qepët thithin lagështinë shpejt, por duhet të qëndrojnë të thata, dhe patatet lëshojnë shumë lagështi, kështu që ato nuk mund të bashkëjetojnë në këtë "betejë".

Banane dhe avokado

Nëse avokadoja është shumë e pjekur, atëherë mbajeni larg bananeve. Por, nga ana tjetër, nëse dëshironi që ajo të piqet më shpejt, atëherë mund ta vendosni në një qese letre dhe ta ruani pranë bananeve.

Pjeshkë dhe banane

Pjeshkët e pjekura duhet të qëndrojnë larg bananeve pasi i gjithë etileni i emetuar nga bananet do të bëjë që pjeshkët të piqen më shpejt se zakonisht. Sa më e pjekur të jetë banania, aq më shumë gaz do të lirojë.

Patëllxhanë dhe pjepër

Pjepri mund të bëjë që patëllxhanët të prishen më shpejt. Prandaj sigurohuni që të mos i ruani në dollap së bashku me pjepër. Megjithatë, nëse doni t’i ruani patëllxhanët në frigorifer, është më mirë t’i mbani larg çdo ushqimi tjetër.

Boronicat dhe luleshtrydhet

Boronicat janë klimakterike (emetojnë etilen), dhe luleshtrydhet janë jo-klimakterike. Nëse i ruani së bashku, luleshtrydhet mund të piqen dhe të prishen më herët.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.