Qytetet me te vizituara te Evropes

kirshtlindje alba kepi

Venecia është e famshme për maskat veneciane dhe për Bienalen që zhvillohet çdo vit. Madridi është një qytet me rëndësi të madhe kulturore dhe politike për vendin. Ndërkohë që kryeqyteti spanjoll ka përqafuar infrastrukturën moderne, ai ka ruajtur pamjen ose ndjesinë e shumë pjesëve historike duke e bërë një destinacion shumë të preferuar për turistët në Evropë. Berlini është një qendër e rëndësishme në politikën, kulturën, median dhe shkencën Evropiane. Kjo e bën atë një prej qyteteve më të preferuara për turistët. Peizazhi urban dhe trashëgimia historike e bëjnë atë një vendndodhje të rëndësishme për produksionet filmike ndërkombëtare

Shtetet më të vizituara në botë
1.Francë             75 milionë turistë në vit
2.SHBA               60 milionë turistë në vit
3.Spanjë             48 milionë turistë në vit
4.Itali                   41 milionë turistë në vit
5.Kinë                 31 milionë turistë në vit
6.Angli                25 milionë turistë në vit
7.Rusi                 21 milionë turistë në vit
8.Meksikë           20 milionë turistë në vit
9.Kanada           20 milionë turistë në vit
10.Gjermani       19 milionë turistë në vit
11.Austri           18 milionë turistë në vit
12.Poloni           17 milionë turistë në vit
13.Hungari        15 milionë turistë në vit
14.Hong Kong  13 milionë turistë në vit
15.Greqi           12 milionë turistë në vit

Paris, Francë
Parisi është jo vetëm qyteti më i i vizituar në Evropë, por një prej qyteteve që pret më shumë turistë në botë. Çdo vit njerëzit nisen për të parë atë që cilësohet si kryeqyteti botëror i turizmit e kulturës, Parisin. Vendet më të famshme në qyteti janë kulla Eifel dhe muzeu i Luvrit. 

Moskë, Rusi
Moska konsiderohet si një prej qyteteve më të gjelbër të Evropës dhe ka rreth 27 kilometra katrorë gjelbërim në parqe për person. Infrastruktura historike e kombinuar me zhvillimin modern të viteve të fundit e kanë bërë Moskën një prej destinacioneve më intriguese dhe tërheqëse të Evropës.

Venecia, Itali
Venecia, qyteti
"i mbytur" në ujë vizitohet prej miliona banorësh në vit. Konsiderohet gjithashtu, si një prej qyteteve më romantike, i përzgjedhur për propozimet e martesës për shkak të pamjeve
panoramike. Venecia është e famshme për maskat veneciane dhe për Bienalen që zhvillohet çdo vit.

Londër, Angli
Londra është një qendër kulturore dhe financiare duke mbledhur një numër të madh turistësh në vend. Duke qenë se shumë e konsiderojnë si një qytet elegant, ku arti merret shumë seriozisht, Londra është një qytet mjaft i preferuar dhe për artistët hollivudianë.

Madrid, Spanjë
Madridi është një qytet me rëndësi të madhe kulturore dhe politike për vendin. Ndërkohë që kryeqyteti spanjoll ka përqafuar infrastrukturën moderne, ai ka ruajtur pamjen ose ndjesinë e shumë pjesëve historike duke e bërë një destinacion shumë të preferuar për turistët në Evropë.

Vjenë, Austri
Arti dhe kultura kanë një traditë të gjatë në Vjenë, duke përfshirë këtu teatrin, operan, muzikën klasike dhe artet e bukura. Kjo është një prej arsyeve kryesore pse Vjena konsiderohet si një ndër qytetet më klasike të Evropës dhe një destinacion i preferuar për artdashësit.

Pragë, Çeki
Praga është konsideruar si një prej qyteteve më të bukura të Evropës dhe është një prej qyteteve që pret më shumë turistë në Evropë. Që prej vitit 1992 qendra historike e Pragës është përfshirë në listën e UNESCO-s si trashëgimi botërore. Praga quhet ndryshe "qyteti i artë" apo "qyteti i njëqind spiraleve".

Romë, Itali
Miliona turistë vizitojnë çdo vit Romën duke e bërë një prej qyteteve më të vizituara në botë. Disa prej muzeve dhe galerive më të rëndësishme në kryeqytetin italian është Muzeu Kombëtar i Romës, Galeria Kombëtare e Artit Modern etj. Sheshet e njohura në qytet janë gjithashtu në destinacion i preferuar turistik, pa përjashtuar Koloseun.

Amsterdam, Holandë
Kryeqyteti holandez është një ndër më të vizituarit në Evropë. Në Amsterdam kombinohet bollëku i qytetit të madh me menaxhimin e një qyteti të vogël. Kjo përzierje e bën Amsterdamin një vend, ku turistët ndihen si me pushime dhe si në shtëpi njëkohësisht. Turistët mund të vizitojnë qendra të rëndësishme në qytet.

Berlin, Gjermani
Berlini është një qendër e rëndësishme në politikën, kulturën, median dhe shkencën Evropiane. Kjo e bën atë një prej qyteteve më të preferuara për turistët. Peizazhi urban dhe trashëgimia historike e bëjnë atë një vendndodhje të rëndësishme për produksionet filmike ndërkombëtare. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.