10 nga gjiret më të bukur në botë

0.8intro gjiri1425

Gjiret detare, në një përkufizim të thjeshtë janë thellime të shprehura qartë në vijën bregdetare, ku pjesët e oqeaneve ose të deteve nga tri anët janë të kufizuara me tokë.

Ata ofrojnë strehim për anijet dhe njerëzit nga moti i egër në det.

Gjatë gjithë historisë, shumë gjire të mëdha dhe të thellë nëpër botë janë përdorur si limane natyrore, duke fituar një rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike në këtë proces.

Këtu janë 10 gjiret detare më të bukur në botë.

10 -Gjiri i Fundy - I vendosur në bregun e Atlantikut të Kanadasë, Gjiri i Fundy është i famshëm për gamën e tij të lartë të baticës që shkaktohet nga forma e tij unike.

9.Gjiri Paradise - Ky gji është vetëm një nga dy në gjithë Antarktikën që mirëpret anijet turistike, ndërsa tjetri është limani Neko. Është e rrethuar nga malet e akullnajave dhe shkëmbinjtë e akullit.

8.Gjiri i Ishujve - Një nga atraksionet më të njohura turistike të Zelandës së Re është shtëpia e 144 ishujve, shumë gjireve të vegjël dhe disa plazheve me rërë të mahnitshme.

7.Gjiri i Kotorrit - Gjiri i Malit të Zi në Kotorr është në të vërtetë një kanion i zhytur në lumë. Është padyshim një nga gjiret më të bukur në të gjithë Evropën, për të mos thënnë më i bukuri. Bregu i tij është i veshur me plazhe të shumtë, vendpushime turistike dhe qytete piktoreske.

6.Gjiri i Phang Nga - Shpella të bukura, guvat ujore dhe ishujt gëlqerorë janë të shumtë në Gjirin e Phang Nga, i cili ndodhet vetëm 60 kilometra larg nga ishulli i Phuket.

5.Porti Victoria - Porti Victoria është gjiri që dallohet menjëherë, i rrethuar nga grataçelat e Hong Kongunt. Është një nga portet më të thella të kontejnerëve në të gjithë botën, si dhe një nga portet më të ngarkuara, me qindra tragete, anije dhe motoskafë që e bëjnë rrugën lart e poshtë bregut.

0.7gjiri5 651521

4.Porti Jackson - Porti i mrekullueshëm natyror i Sidneit është një nga karakteristikat e qytetit që kontribuon shumë në bukurinë e tij panoramike. Porti Jackson ka qindra e qindra gjire, limane, plazhe dhe rrugë ujore.

3.Gjiri i San Franciskos - I ndodhur përgjatë bregut të Kalifornisë në Amerikë, Gjiri i San Franciskos, i cili njihet edhe si Zona e Gjirit, është shtëpia e 8 milionë banorëve. San Francisko është qendra financiare e gjirit dhe San Jose është qyteti më i populluar.

2.Gjiri i Guanabara - Gjiri portik i Rio de Janeiro është i rrethuar nga pyje tropikale, plazhe, shkëmbinj të çuditshëm dhe malet e mëdha.

1.Gjiri i Ha Long - Gjiri i Ha Long është një nga spote më të njohura turistike në Vietnam. Ai përmban mijëra e mijëra ishuj të mbuluar me bimësi të trashë, që jeton në xhungël.

LEXO TE NGJASHME

0.4 turizem

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.