Mont St-Michel dhe abacia e mahnitshme 1.300 vjeçare

Mont St Michel 001

Mont-St-Michel është një ishull shkëmbor, rreth 1 km larg bregdetit verior të Francës, mu në grykëderdhjen e lumit Couesnon në Normandi.Në këtë ishull të vogël gjenden abacia dhe kisha benedikte më e njohur mesjetare, që shtrihet përgjatë gjithë ishullit, respektivisht në një sipërfaqe prej 100 hektarësh.

“Mont-Saint-Michel është për Francën ajo që piramidat janë për Egjiptin”, kishte deklaruar dikur mendimtari i shquar Victor Hugo.

Abacia 1,300 vjecare dhe qyteza që e rrethon atë janë ngushtë të lidhura me baticat dhe zbaticat e ujit. Gjatë baticave, ishulli rrethohet i tëri nga uji, që mbulon rrugën e vetme deri te ky ishull.

Abacia ka një strukturë jashtëzakonisht të bukur, ndërsa ndodhet mu në maje të formacionit të çuditshmën gjeologjik. Ajo është ndërtuar sipas skicëës të Varrit të Shenjtë në Jerusalem, e cila i qe shfaqur abatit si vegim.

Sot ndërkaq, historianët pohojnë që vegimet kishin qenë vetëm një plan për tërhiqjen e vizitorëve në këtë ishull.

 

Ky vend është shumë i popullarizuar edhe për adhuruesit e mitologjisë, pasi që, sipas anekdotave, mbreti Arthur – para se të nisej në luftë kundër sundimtarit romak – mu këtu kishte luftuar kundër katallanit që i hante virgjëreshat.

 

LEXO TE NGJASHME

0.4 turizem

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.