Jeni të sigurta që blini gjithmonë reçipetat e duhura? Ky truk do t'ju vendosë në provë

recipeta.si

Shpeshherë blerja e reçipetave mund të kthehet në një mision aspak të lehtë për ne femrat. Sipas ekspertëve të shëndetit publik 7 në 10 femra në botë zgjedhin dhe përdorin reçipetat jo të duhura. Ky problem që në pamje të parë duket estetik, ka një ndikim të pashmangshëm në shëndetin e një femre pasi masa e gabuar ju krijon problem me qëndrimin dhe më harkimin e shtyllës kurrizore.

Sipas përfaqësueses së markës franceze të intimeve Chantelle, Nicole Kivitz, ekziston një truk i thjeshtë që ju ndihmon të zgjidhni masën e duhur.
Kur blini reçipeta kushtojini rëndësi këtij detaji. Ato duhet të jenë mjaftueshëm të shtrënguara që kur t’i mbërtheni në kopsën e parë 2 gishtat tuaj të qëndrojnë midis recipetave dhe shpinës

Nëse ato qëndrojnë të lira tek kopsa e parë, atëherë provoni t’i mbërtheni tek kopsa e dytë, nëse ato nuk qëndrojnë të shtrënguara as tek e dyta zgjidhni një palë të tjera. Gjithashtu provoni të tërhiqni pjesën e parme të recipetave, nëse krijohet hapësirë mes saj dhe kraharorit, jeni duke përdorur masën e gabuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.