Dhëmbët mund të zgjasin për gjithë jetën, si të kujdesemi për ta pas të dyzetave

dhebat.bardhaa

Ashtu si lëkura, flokët e kockat, edhe dhëmbët e mishrat e tyre ndikohen nga kalimi i kohës. Duke qenë kontakti i parë që kemi  me të tjerët sa herë flasim apo buzëqeshim,  është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin dhe estetikën e tyre.  Ky kujdes duhet të jetë sistematik dhe i përhershëm në mënyrë që të kemi dhëmbë sa  më të fortë e jetëgjatë. Kërcënimi më tinëzar për shëndetin e dhëmbëve me kalimin e kohës është sëmundja periodontale, një sëmundje komplekse e lidhur me akumulimin e pllakës bakteriale në zgavrën e gojës që prek strukturat mbështetëse të dhëmbit, si kocka alveolare dhe indet e mishrave.

Dhëmbë dhe mishra të shëndetshëm: Udhëzimet e reja evropiane

800 milionë njerëz kanë rrezik të zhvillojnë inflamacion të rëndë të mishrave të dhëmbëve, i cili shpesh shoqërohet me sëmundje të tjera si diabeti, hipertensioni dhe sëmundjet e zemrës. Udhëzimet e reja evropiane për trajtimin e pacientëve me periodontit të fazës IV rekomandojnë përveç rëndësisë së parandalimit, rolin qendror të terapisë periodontale për të mbajtur të sigurt dhëmbët dhe gingivat. Mjafton të ndiqni rregullisht këshillat dhe terapinë e personalizuar të propozuar nga dentisti juaj.

Dhëmbët dhe mishrat: një "thesar" për t'u mbrojtur

Nuk është e vërtetë që me kalimin e moshës është normale të humbasësh dhëmbët dhe të vuash nga inflamacioni i mishrave të tyre. Dhëmbët mund të zgjasin edhe gjithë jetën. Falë procedurave dhe trajtimeve më të fundit, mund të ruajmë shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave nga paradontiti. Mishrat e inflamuara, gjithnjë e më të dobëta, dalëngadalë fillojnë të mos ofrojnë më mbështetje për dhëmbët, të cilët mund të lëkunden dhe më pas të bien pa ndërhyrjen e duhur të dentistit. Udhëzimet e reja evropiane për periodontitin në fazën IV kanë të bëjnë me menaxhimin e sëmundjes. Diagnostikimi dhe trajtimi në kohë, i kombinuar me teknikat më të fundit, bëjnë të mundur ruajtjen e mishrave të dhëmbëve dhe parandalimin e humbjes së mëtejshme të tyre.

 “Ata që vuajnë nga periodontiti i rëndë, përveç se kanë inde shumë të dëmtuara të mishrave të dhëmbëve dhe kanë humbur tashmë disa dhëmbë, shpesh vuajnë nga sëmundje të tjera sistemike që lidhen me periodontitin: diabeti, hipertensioni arterial ose sëmundje të tjera të zemrës që e bëjnë edhe më të ndërlikuar menaxhimin e përgjithshëm”, - sqaron Nicola Sforza, presidenti i Shoqërisë Italiane të Periodontologjisë dhe Implantologjisë. Në këtë fazë të sëmundjes ka një mosfunksionim të rëndë të përtypjes dhe pacienti ka humbur disa dhëmbë, por mund të shpëtojë ende ata që kanë mbetur. Përkushtimi i kujdesit të specializuar është thelbësor për këtë qëllim, në mënyrë që ata t'i rezistojnë kohës dhe zëvendësimi i atyre që mungojnë mund të bëhet me me implante dhe/ose proteza tradicionale”.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.