Receta qe mund t'i gatuani bashke me femijet

00000000.femij

Qe ne moshe te vogel, femijet bejne pyetje nga me te ndryshmet ne lidhje me ushqimin.

Ju pelqen te prekin, te shijojne dhe te luajne me ushqimin. Nje ushqyerje e shendetshme eshte thelbesore per nje jete te shendetshme. Ndaj, perse te mos e kombinojme punen me kenaqesine?!

Me kete artikull, Kompania Deka synon te inkurajoje femijet, qe te zbulojne me shume rreth botes, nepermjet aktiviteteve, lojerave zbavitese dhe edukuese. Programoni pak kohe per te kaluar kohe ne kuzhine, se bashku me femijet.  Mund te luani me shije te reja, me ngjyrat, t’i vini ata ne pune per te gatuar receta qe zakonisht nuk i kane qejf (jane me te prirur te hane gjerat qe i gatuajne vete, sepse e shohin si nje lloj loje).

Ky mund te jete edhe nje rast shume i mire per t’u folur atyre per ushqimet e shendetshme dhe se si ndikojne ato ne jeten tone.

Te gatuani bashke me femijet tuaj, do te jete nje moment i vertete kenaqesie, qe do t’ju lejoje te lidheni me shume me vogelushet tuaj. Ndaj, ne po ju japim disa teknika dhe ide per receta, te cilat mund t’i perdorni per chef-at e rinj.

Teknika & keshilla per te gatuar me femijet

Nevojitet koha e duhur.

Zgjidhni nje recete te thjeshte dhe vendoseni ne mur.

Sigurohuni qe te lajne duart.

Jepuni nje perparese qe te mos ndohten.

Pergatisni siperfaqen ku do te gatuhet si edhe mjetet e nevojshme.

Beni gati ingredientet.

Gjate pergatitjes, mendoni per detyrat me te thjeshta dhe mjetet e pershtatshme qe do t’u jepni femijeve tuaj. Prej moshes 3-4 vjeçare, femijet mund te miksojne ingredientet dhe te thyejne veze. Nga mosha 6- vjecare, femijet mund te presin zarzavatet me nje thike plastike ose te perdorin mikrovalen. Kini kujdes gjithmone qe t’i manaxhoni vete situatat delikate, si p.sh. blender/mixeri apo gatimi ne zjarr. Femija juaj meriton sigurine me te larte.

Se fundmi, lejojini te ecin me ritmet e tyre dhe shijoni kete eksperience shume- shqisore. Te gatuash me femijet do te thote te vesh ne funksion shqisat e te parit, te prekurit, te ndjerit, shijimit, degjimit dhe sidomos te argetimit!

Te gatuash me femijen tend nje recete te thjeshte: Mini- Pizza

Shume e thjeshte per t’u pergatitur dhe e lehte per t’u ngrene, mini- pizzat jane nje ushqim i deshirueshem nga te gjithe, te vegjel e te medhenj.

Perberesit:

Brume pice, i rrumbullaket dhe i holle

4 domate te vogla

10 ullinj pa berthame

100 gr.djathe i bardhe

4 luge gjelle salce e trashe domate (pure domate)

Pak kripe

Pergatitja:

Nxirreni brumin e pices nga frigoriferi

Gradoni furren ne nxehtesine 220 °C

Ne varesi te moshes se femijes tuaj, tregojini atij se si te prese domatet dhe ullinjte

Ndihmojeni te prese djathin e bardhe ne kubike te vegjel

Vendosini te gjitha ne nje kullese dhe largoni ujin e tepert

Hapeni brumin e pices mbi nje leter pjekjeje dhe pritni kater rrathe te vegjel

Lereni femijen tuaj te shperndaje salcen e domates, rregulloni fetat e domates dhe sasine e kripes

Vendosini mini-picat ne furre per 10min

Lereni femijen tuaj te dekoroje picen me kubiket e prere te djathit dhe ullinjte

Vendoseni serish pjaten ne furre per 5 minuta, deri sa te marre nje ngjyre kafe ne te arte.

Per nje diete me te balancuar, shtojuni ketyre mini-picave perime te tjera gjate kohes se pjekjes, sipas imagjinates. Femijeve do t’iu pelqeje te shkrijne gjithe talentin e tyre ne kreativitet. Nese vogelushi juaj deshiron te provoje nje variacion te ri pice, mos hezitoni ta provoni. E nese keni derdhur pak salce domateje mbi bluze, mos u shqetesoni! Me Deka Likuide, ky incident do te harrohet shpejt edhe lehte, bashke me njollen.

Recete per t’u gatuar me femijet - Çokollate e shpejte

Nese ka nje recete embelsire qe i fiton te gjitha votat, pergjigjja eshte: keku me çokollate. Perfekt per ditelindje, apo si nje embelsire e thjeshte. Ndihuni te lire te gatuani me femijen tuaj dhe te eksperimentoni.

Per kete do t’ju nevojiten:

80 gr miell

125 gr sheqer

Nje kallep cokollate

4 kokrra veze

125 gr. gjalpe

Pergatitja

Lejojeni femijen tuaj te perzieje miellin me sheqerin

Ndihmojeni femijen tuaj te rrahe vezet dhe t’i shtoje ato

Shkrini gjalpin dhe çokollaten ne mikrovale

Lereni femijen tuaj te shtoje gjalpin dhe çokollaten

Ndihmojeni per t’i rrahur te gjithe perberesit bashke, deri sa te perftohet nje mase homogjene dhe e njetrajtshme

Vendoseni ne nje tepsi qe nuk ngjit dhe lereni te piqet per rreth 30 min. ne temperature 180 °C.

Kontrolloni pjekien me majen e nje thike. Thika duhet te dale e paster nga brumi dhe keku duhet te jete i bute dhe i fryre.

Shijojeni kete kek te gatuar se bashku me femijet tuaj, duke e shoqeruar me nje leng frutash.

Te pergatisesh nje kek çokollate me femijen tuaj eshte diçka argetuese, edukative, por edhe pak e rremujshme. Megjithate, ne ju keshillojme mos t’iu zere paniku! Nese rrobat tuaja ndohten nga ndonje njolle cokollate, ne i kemi gati disa keshilla se si te largoni njollat e cokollates, meDeka Likuide, ne menyre qe te mos lejoni keto incidente te vogla te hedhin poshte gjithe aktivitetin argetues me femijet tuaj.

Nese po mundoheni te krijoni me shume afrimitet me femijet tuaj, ju keshillojme te gatuani se bashku, sepse do t’i jape nje ngjyre te re marredhenies suaj me femijen.

Te gatuani se bashku me femijen tuaj eshte nje menyre fantastike per ta bere ate te zbuloje shije te reja, talente te reja, si edhe ta ndihmoni te adoptoje nje diete te shendetshme dhe te balancuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.