Ja si të gatuani për 15 minuta shpargull të egër
Është sezoni i shpargullit, ndërkaq këtu keni recetën për gjellën e cila është e përsosur për ritmin e ngutshëm të punë.
Përbërësit: 6 vezë, një tufë shparguj, ½ dl krem për zierje, vaj ulliri
Përgatitja: Shpargujve pritjani skajet dhe ndani nga maja. Skajet fërgojeni në vaj ulliri. Shtoni vezët e tundura dhe kremin pastaj vazhdimisht përzieni në zjarr disa minuta deri sa të trashet shkuma, shkruan telegrafi. Shtoni majat e shpargujve dhe piqni edhe një minutë. Qitni biber kokrra.