“Franca digjet, ndërsa ne…”/ PD bllokon sot akset kryesore, Dogjani: Ja arsyet që na detyrojnë të dalim në rrugë

asllan dogjani 770x422

 
Deputeti i PD, Asllan Dogjani, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar protestën e sotme të opozitës dhe mosbindjen civile. Ai u shpreh se demokratët nuk kanë kënaqësi të bllokojnë lëvizjen në akset kryesore
Ai shtoi se një arsye tjetër pse opozita del në rrugë, është largimi i qytetarëve nga vendi, të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike ku jetojnë.
“Ne si opozitë nuk kemi kënaqësi të bllokojmë rrugët e Tiranës apo akset kryesore në vend, por jemi të detyruar për shkak të situatës ku na ka vënë mazhoranca dhe korrupsionit të kësaj qeverie.
Shqiptarët largohen sepse nuk u dalin paratë të ushqehen apo të shkollojnë fëmijët e detyrohen të ikin.
Media në vend është e shtypur. Këto janë arsyet që dalim të bllokojmë rrugët. Opozita ka të drejtë të sensibilizojë opinionin publik. Kjo e jona është një formë e protestës, Digjet Franca!”, u shpreh ai.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.