"Karrigia nuk të bën lider", Topalli shpërthen ndaj Bashës: Na vodhe vulën dhe emrin...

 640 0 65e72269ef28d

Nga selia e Rithemelimit ku ‘bekoi bashkimin e grupit të Sali Berishës me të Gazment Bardhit, Jozefina Topalli sulmoi Lulzim Bashën me frazën “nuk të bë karrigia lider”.

Topalli nga selia e Rithemelimit: Të ngrihet nga çdo dhunimi kushtetues për të parë vendin e vet që të vibrojë, gara respektimi statuteve etj. Unë mendoj se në kushtet qe jemi duhet te fokusohemi te tre elemente, na kanë vjedh emrin, vulën, kryetarin në arrest pa akuza.

Unë nuk kam ndryshua asnjë gjë, personalisht nga ajo që kam thënë për Lulzim Basha dhe përsëris të njëjtën gjë. Kam kuptuar nga tre dekada që nuk të bën karrigia as lider as të besueshëm. Vendimet që mer që ndoshta kundërshtohen nga shumica, duhet të matesh.

Nuk është karrigia, është qëndrimi. Dua bashkimin e çdo demokrati, përçarja ka qenë një kosto e lartë për opozitën dhe qeverinë shqiptarë. Kemi humbur 12 vite dhe duhet reflektim i madh

Duhet t’i bashkohet Basha opozitës?

-Mirupafshim! (qesh)

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.