“Duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa”, Zelensky: Po përballemi me një vrasës…

 640 0 65df35b42714e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se çdo vend duhet të jetë i përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia.

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zelensky u shpreh se Putini është një vrasës, duke e krahasuar atë me Hitlerin. Që ai të zmbrapset, u shpreh- Zelensky duhet përballje dhe luftë, duke bërë thirrje edhe për mbështetje në armatime.

“Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është që kur ndajmë nisma këto janë hapi i dytë, apo i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Kjo është e rëndësishme.

Ne na duhet të përballemi me një vrasës. Një Hitler. Është një rrezik i madh që i kanoset vendit tonë. Të gjithë duhet të përgatitemi për luftë apo për paqe, nuk është e rëndësishme, por duhet të përgatitemi për hapat që do të ndërmarrë Putini. Në rast se nuk e bëjmë këtë, Që ai të zmbrapset ne duhet të përgatitemi për lufte.

Ju duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa. Ne Putini do ta mundim. Kjo është iniciativa jonë”, tha presidenti i Ukrainës.

Luftë në Ballkan? Zelensky nga konferenca me Ramën: Rusia nuk do të ndalet...

Rreziku për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor ëstë i lartë ndaj dhe të gjitha shtetet duhet të jenë të bashkuar. Kështu ka deklaruar presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se Rusia do të përdorë çdo mënyrë për të destabilizuar Rajonin.

“Fakti që ndodhemi këtu të gjithë së bashku kemi shembullin historik të marrëdhënieve të ndryshme. Është një mënyrë për tu mbrojtur, drejt paqes. Unë mendoj se ajo që po ndodh tani është shembulli më i duhur. Ne nuk u kushtojmë vëmendje provokimeve.

Shtete e ballkanit duhet të jenë bashkë. Rusia do të bëjë diçka për të destabilizuar ballkanin. Rusia nuk do të ndalet. Rusia do të destabilizojë më tej nëse do të ketë mundësinë e pauzave dhe do përdorë taktika të tjera e të ketë ndikim në vendet e vogla”, tha Zelensky.

Për rrezikun e një lifte në Ballkan u pyet edhe kryeminstri Edi Rama, i cili dha këtë përgjigje:

“Kam qenë i privilegjuar që kam diskutuar me presidentitn saktësisht rreth kësaj gjëje. I thash diçka që do ja u tregoj edhe ju që për mua është përgjigjia më e qartë më e shkurtër dhe më e qartë. Për faktin se ku do shkojë bota nëse ne ndjekim mendimin e Putin. Ai që e publikoi këtë erdhi

Merreni me mend sikur në këtë rajon të gjithë ja nisin të mendojnë që ti shohin marrëdhëniet ndërkombëtare në harta. Ajo çka më shqetëson më shumë jo të gjithë e kuptojnë që sulmi në Ukrainë është rendit botëror dhe bashkësisë së vendeve demokratike.

Është një sfidë ndaj vetë ekzistencës së BE, sepse kjo logjika e ndezjes së një lufte bazuar në lavditë e kohëve të shkuara do të mbizotërojnë, ne nuk do mbijetojmë më në botën që njohim, por në një botë ku më i fuqishmi vendos. Në Ballkanin perëndimor, ne ndamë mendime dhe sigurisht që nuk jemi një rajon pa probleme, ku nëse ti do të ndezësh një luftë gjen harta dhe histori të së shkuarës. Lufta është kaq pranë sa jemi ne këtu”.

“Lufta u fillua nga një person i vetëm”, Zelensky: Falenderoj Shqipërinë për mbështetjen

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

“Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne. Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike.

Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime. Duhet të keni besim tek ne dhe stabilitet që do t’i sjellim BE. Mbështesim integrimin ne vendeve të BE. Faleminderit për bashkëpunimin dhe vullnetin e qartë.

Ukraina dhe gjithë rajoni i Evropës juglindore duhet të vijojë bashkëpunimin. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por përfundimi i saj duhet të jetë një punë e të gjithëve ne”, u shpreh ai.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.