Flakë e tym në parlament, por për udhëtime në SHBA opozita bëhet bashkë me mazhorancën

 640 0 65a5383f7b6cf

Pas një aksioni të gjatë me flakadanë, thyerje karrigesh dhe bojkotim të seancave plenare, aksion të cilin e kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë, opozita “do të tërhiqet”.

Të paktën kështu do të ndodhë në udhëtimin që pritet të zhvillojnë drejt SHBA-së së bashku me mazhorancën, për eventin ‘Mëngjesi i Lutjeve’ në Uashington.

Në letrën drejtuar kryetares së Kuvendit, Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë, kërkon miratimin për buxhetin prej 650 dollar për deputetët që do të udhëtojnë drejt SHBA, mes tyre të opozitës dhe maxhorancës.

“E nderuar zonja kryetare. Në vijim të miratimit tuaj për pjesëmarrjen e një delegacioni nga Kuvendi i Shqipërisë në eventin “Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve në Uashington, Amerikë, i përbërë nga deputetët, znj. Blerina Gjylameti, znj. Jorida Tabaku, znj. Dhurata Tyli. z. Bledar Cuçi. 2. Damian Gjiknuri.. Pandeli Majko, z. Toni Gogu, 2. Denis Deliu, z. Gazment Bardhi. 2. Fatmir Mediu, z. Tomor Alizoti, shefi i Kabinetit, z. Kosta Barjaba dhe Këshilltari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Everest Dedaj. Ju bëjmë me dije se do të zhvillojë takime të Konfirmuara ne Kongres, në Senat dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit në datat 28. 29 dhe 30 janar 2024, si dhe do të marrë pjesë në Konferencen me titull “Influenca Malinje e Kinës në Ballkanin Perëndimor”, që do të organizohet nga Kongresmenet, Pete Sessions dhe z.Robert Aderholt.
Pjesëmarrja në ‘Mëngjesin e Lutjeve” ka nje tarifë registrimi prej 650 dollare për secilin pjesëmarrës. Bazuar në pikën 4 të nenit 7 të “Rregullores së Kuvendit të RSH” dhe procedurave të percaktuara në “Rregulloren e Brendshme mbi udhëtimet Ndërkombetare”. Për sa më sipër ju lutemi për miratimin tiaj. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit të ndjekin procedurat përkatëse.”-thuhet në memon drejtuar nga sekretari i Përgjithshëm Genci Gjoncaj.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.