Kjo kompani e fillon punen ne 09:06. Ja pse
Nuk ka shume kompani qe kerkojne qe stafi te filloje pune ne kete ore, si Pivotal Software.
Punetoret e kompanise me 20 zyra ne te gjithe boten e nisi punen saktesisht me 09:06 te mengjesit. Pikerisht ne kete ore bie zilja dhe te gjithe punetoret duhet te shkojne ne mbledhjen qe zgjat mes 5-10 minuta.
Me pas programuesit e firmes shkojne ne kompjuteret e tyre apo ne takime te tjera gjate dites.
Themeluesi i Pivotal dhe shefi ekzekutiv, Rob Mee thote se kjo e ben diten e punes me efikase.
“Kam kuptuar qe programuesit, nese i le ne pajisjet e tyre, fillojne te punojne rreth ores 10:00. Dhe nese ata nuk kane ngrene mengjesin siç duhet, do te jene te urritur rreth ores 11:00, keshtu qe do u duhet te pushojne per te ngrene dhe kjo e zgjat pasditen. Por nuk eshte efiçente. Keshtu qe menduam qe te gjithe te hane mengjes fillimisht. Dhe kjo eshte arsyeja e ketij orari”, shpjegon Mee.
Te gjithe punonjesit hane te lire mengjesin dhe e nisin punen ne 09:06. Por pse pikerisht ne kete kohe? “Menduam qe po ta linim ne oren 09:00 fiks, programuesit do te ishin te frustruar per diten, do mendonin do behem vone”, thote Mee me tej.
Hello World!
LEXO TE NGJASHME