space

“Frikësimi” i Biden/ Bashkëpunimi mes Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut, kërcënim për SHBA. Ja lëvizja e papritur e presidentit amerikan

ghfdghfdgh 1 767x450

Presidenti amerikan Joe Biden ka miratuar një dokument të ri mbi sigurinë kombëtare përpara kthimit të Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.

Dokumenti mund të shërbejë si një udhërrëfyes për administratën e ardhshme mes përpjekjeve në dukje të saj për t’iu kundërvënë bashkëpunimit në rritje mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Lajmi u njoftua të mërkurën nga Shtëpia e Bardhë.

Në këtë dokument përmenden katër rekomandime si: përmirësimi i bashkëpunimit ndërinstitucional brenda qeverisë amerikane, përshpejtimi i shkëmbimit të informacionit me aleatët rreth katër vendeve kundërshtare, kalibrimi i veprimeve në përdorimin e sanksioneve dhe mjeteve të tjera ekonomike nga ana e qeverisë amerikane për të siguruar efektivitet maksimal si dhe forcimi i përgatitjes për të menaxhuar krizat e njëkohshme që lidhen me kundërshtarët.

Për shumë vite Shtetet e Bashkuara ka qenë të shqetësuara për bashkëpunimin mes Kinës, Iranit, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Koordinimi mes tyre është përshpejtuar si pasojë e sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.