Mbi 100 persona në spital pas sulmit në Moskë, mes tyre edhe fëmijë, dhjetëra në gjendje të rëndë

moska

 
Gjithsej 107 persona, përfshirë tre fëmijë, mbeten në spital pas sulmit terrorist në sallën e koncerteve Crocus, tha zëvendëskryeministrja ruse Tatyana Golikova, duke shtuar se 15 nga pacientët janë në gjendje jashtëzakonisht kritike për jetën, dhe 42 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi më parë se 121 persona u plagosën si pasojë e të shtënave, por tha se 14 prej tyre nuk kishin nevojë për shtrim në spital.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar salla e koncerteve Crocus në Moskë u sulmua nga një grup i armatosur prej 5 personash, të cilët hapën zjarr ndaj civilëve që ishin mbledhur për të ndjekur një koncert muzikor.

Nga akti i rëndë mbi 130 persona raportohet se kanë ndërruar jetë deri më tani, ndërsa autoritetet ruse kanë arrestuar 11 persona të dyshuar për përfshirje në ngjarjen e dhunshme.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.