Rriten kostot e punës/ Banka e Shqipërisë: Rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u përshpejtua

Screenshot 8 25 2023 12 43 16 PM

Banka e Shqipërisë tregon se kostot e punës për njësi janë rritur me ritme të përshpejtuara në tremujorin e parë të vitit 2023.

Sipas analizës rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u shpejtua në 3.9%, krahasuar me nivelin prej 2.3% të tremujorit të mëparshëm.

Efekti nga rritja e pagës ka mbetur mbizotërues ndaj rritjes së produktivitetit, prirje kjo e nisur prej tremujorit të dytë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rritja më e dobët e produktivitetit të punës është ndikuar edhe nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë të vitit.

Banka e Shqipërisë vëren se kostot e tjera prodhuese janë rritur me ritme të ngadalësuara krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Çmimet e prodhimit në tërësi u rritën me 9.4%, nga niveli 21.4% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Çmimet e prodhimit për tregun vendas u rritën me 9.3%, nga niveli 19.4% një tremujor më parë. Rritja e çmimeve të prodhimit në eksport ra në 9.1%, nga 24.2% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Mungesa në tregun e punës ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të larta, prej disa tremujorësh radhazi.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.