“6 milionë euro, 2 satelitë me qira”, eksperti i teknologjisë zbardh prapaskenat:

 640 0 63b56cd6e97b7

 

Eksperti i teknologjisë Besmir Semanaj reagoi pasi kryeministri Rama publikoi në Facebook momentin e lëshimit në hapësirë të raketës e cila mbart sipas tij dhe dy satelitët shqiptarë Albania 1 dhe Albania 2.

Në një intervistë televizive ai komentoi shkrimin e tij ku u shpreh se Albania 1 dhe Albania 2, nuk janë satelitë shqiptarë, thjesht 2 shërbime të marrë me qira për 3 vite nën një emër. 

“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte propaganda sikur Shqipëria ishte tanimë një fuqi hapësinore dhe zotëron dy satelitë,” – u shpreh Semanaj.
Ai shtoi se bëhet fjalë thjesht për një kontratë me një kompani argjentinase.
“Pjesa tjetër që më shqetëson është se nuk kemi transparencë për kostot, pra ne flasim për kosto 6 milionë dollarë, 6 milionë euro të cilat jepen nga mediat ndërkombëtare, por nuk kemi një transparencë të marrëveshjes dhe në dijeninë time nuk është se kemi pasur një garë,” – tha Semanaj.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.