5 dekorime qe nuk duhet ti bejme ne shtepi

aredim kuzhine 2019

Shtëpia kërkon shumë përkujdesje, ide, dekorime sa që nganjëherë ajo mund të duket ashtu siç nuk bën. Dekoroni shtëpinë me ide kreative duke mos e tepruar.

Ja disa këshilla se çfarë nuk është mirë të bëni në shtëpi.

Të vendosim shumë gjëra
Duke mbledhur shumë gjëra si vazo, mbajtës qiriri, pasqyra dhe dekorime të ndryshme në çdo cep të shtëpisë është e lehtë, por duke pasur çdo tavolinë, sipërfaqe, dritare të mbuluar me paisje të ndryshme mund të krijojë një pamje të çrregullt, që largon çdo stil potencial që shtëpia juaj ka. Kështu që mundohuni t’i mbledhni gjërat të cilat nuk ju pëlqejnë ose nuk ju duhen më dhe largoni nga shtëpia. Do të vëreni një ndryshim të menjëhershëm dhe hapësira do të duket e rifreskuar.

esparros01-e1459799155140

Dhoma të ngjyrosura me motive të ndryshme
Të dekoroni dhomën me motive të ndryshme mund të dështojë në stilin tuaj. Nëse dëshironi të ngjyrosni dhomën tuaj me ngjyrë të kaltërt ose me stil të inspiruar nga ndonjë udhëtim i juaji , mos e bëni këtë. Ju mund të shtoni elemente të vendeve të preferuara në dhomë duke reflektuar kështu personalitetin tuaj dhe kjo gjë është mirë-por pa e tepruar.

img_8610

Të porositni dhoma komplete
Të porositni dhomën komplet me të gjitha orendit është mënyra më e mirë për të kompletuar hapsirën, por a dëshironi që dhoma juaj të duket që është blerë nga katalogu? Duke pasur gjithçka të koordinuar me dizanj të njejtë nuk paraqet personalitetin tuaj. Në vend se të porositni dhoma komplete ndërtoni stilin tuaj unik i cili reflekton personalitetin tuajvanity-mahog-set

Të provoni shumë trende në të njejtën kohë
Trendet janë argëtim i madh, por pasi që ato vijnë e shkojnë shpejtë, duke provuar të keni të gjitha trendet në një kohë mund të përfundoni duke pasur një dhomë jo trendi. Ideja më e mirë është të filloni më gjërat klasike dhe kështu do të jeni më trendi

Shumë jastëkë
Edhe pse jastëkët janë mënyra më e mirë për të ndjekur trendin dhe mund të shtojnë ngjyra të bukura në hapësirat tuaja, ata mund të prishin pamjen e bukur nëse janë në numër të madh. Organizimi i tyre merr shumë kohë. Dy ose tre jastëkë janë të mjaftueshëm për të krijuar një ulëse të rehatshme.

6a010535fcd4a8970c019aff214987970b

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.