_____LOgoped-tirane-logo

STUDIO LOGOPEDIKE MEL

 RRUGA TEODOR KEKO, UNAZA E RE, ASTIR, TIRANE


 068 80 88 887    

 logopedperty@yahoo.com 

E Hënë       08.00 - 19.30

E Martë      08.00 - 19.30

E Mërkurë 08.00 - 19.30

E Enjte       08.00 - 19.30

E Premte   08.00 - 19.30

E Shtunë   08.00 - 19.30

E Dielë         pushim

Studio Logopedike Mel me drejtuese ekzekutive Msc Armelinda Cane synon të jetë lider në evidentimin, parandalimin dhe trajtimin profesional të fëmijëve; në ndërgjegjësimin e popullatës për këto probleme dhe në promovimin e profesionit të Logopedit! 
Terapiste ABA/Logopede Msc Armelinda Cane me 6 vite eksperience terapiste aba dhe 9 vite eksperience Logopede eshte specialiste per femije dhe te rritur.
Studio jone ka si objektiv kryesor Informimin, Parandalimin dhe Reduktimin e të gjitha vështirësitë, vonesat apo crregullimet e lidhura me fjalën, gjuhën, zërin, gëlltitjen, dëgjimin dhe të folurit. Në trajtimin e fëmijëve dhe të rriturve në çdo fazë të jetës.
Ju duhet të drejtoheni tek një Specialist Logopedist në qoftë se mjeku pediatër, edukatori/mësuesi ose familja gjykojnë se është e arsyeshme.
 
Ka disa shenja që janë tregues i një problemi aktual ose potencial të cilat duhet ti observojmë, sidomos tek fëmijët për shkak të rëndësisë së diagnostikimit të hershëm për një ndërhyrje sa më efektive:
 
• Nëse kanë vështirësi në të folur dhe në të kuptuarin e gjuhës,
• Nëse janë të izoluar, sepse nuk dëgjojnë,
• Nëse kanë sjellje jo të përshtatshme për moshën e tyre,
• Nëse kanë vështirësi në shkollë (ngjyrosje, numra, shkrim, lexim),
• Nëse përdor gjuhën jo verbale më shumë se gjuhën verbale,
• Nëse nuk flet në përputhje me moshën e tij,
• Nëse nuk është i lidhur ose është pak i lidhur me fëmijët e moshës së tij,
• Nëse është shpesh i ngjirur,
• Nëse merr frymë gjithmonë nëpërmjet gojës,
• Nëse i mbahet goja
Fokusohemi në ndërhyrjen intensive tek fëmijët dhe të rriturit, kryesisht në fushat e mëposhtme:
 
Fëmijët dhe adoleshentët:
 
- Crregullimet në artikulim
- Crregullime ose vonesa në të folur
- Belbëzim
- Mutizëm
- Crregullime në gjuhën e shkruar
- Probleme zhvillimore: Deficit i vemendjes me hiperaktivitet (ADHD)/ Autizëm/ Prapambetje Mendore
- te tjera.....
 
Adultët:
 
- Ndryshime funksionale
- Afazi
- Disfoni
- Disartri
- Sëmundje degjenerative
- të tjera....

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.