enpi-logo-tirane

ENPI SHPK

 RRUGA DAVID SELENICA, TIRANE


  +355 68 40 75 400 / +355 68 20 22 623

  info@enpi.al

E Hënë      08.00 - 16.00

E Martë     08.00 - 16.00

E Mërkurë 08.00 - 16.00

E Enjte      08.00 - 16.00

E Premte  08.00 - 16.00

E Shtunë  08.00 - 12.00

E Dielë       pushim

ENPI shpk- është një kompani me përvojë, e specializuar në projektim, montim dhe në tregtinë e një game të gjerë të materialeve dhe pajisjeve elektrike, për të ofruar zgjidhje të kompletuar në linjat e shpërndarjes dhe të transmetimit. Aktiviteti ynë është përqëndruar në Shqipëri, me një prani të fuqishme në sektorin e energjitikës dhe së fundmi në projektet e energjisë së rinovueshme, por kemi eksperiencë të mirë edhe në furnizimin e tregjeve të tjera në rajon.
 
ENPI shpk është e mirënjohur për cilësinë e produkteve që ofron, produkte e materiale të cilat i përmbahen standardeve të larta të cilësisë, me çmime tepër konkuruese, duke ruajtur të njëjtat vlera, të njëjtin përkushtim dhe konsistencë për 20 vjet. Filozofia jonë është t’u shërbejmë klientëve tanë me produkte me vlerë dhe shumë rezistentë, me shumë korrektësi. Kjo filozofi na ka ndihmuar të ndërtojmë një biznes të qëndrueshëm dhe të krijojmë marrëdhënie afatgjata me partnerët tanë të biznesit.
 
ENPI është distributor zyrtar në Shqipëri i disa nga prodhuesve më të mëdhenj të këtij sektori. Fabrikat e tyre kanë kapacitete të larta prodhimi dhe janë të paisura me laboratore testimi me teknologji të avancuar, ku kryen vazhdimisht teste për zhvillimin e produkteve. Vizioni i kompanisë është të ruajë pozitën e saj si partner biznesi i besueshëm dhe të zgjerojë më tej aktivitetin, duke ecur hap pas hapi me zhvillimet e industrisë.

Materialet dhe paisjet tona shiten ne Europe e me gjere dhe instalohen ne nenstacione, linja transmetimi dhe shperndarje, plantacione te energjise se rinovueshme, ( HEC, TEC, mullinj te eres, impiante fotovoltaike), aeroporte, linja hekurudhore, spitale dhe ambiente industriale e rezidenciale.
 
- Transformatorë shpërndarje dhe fuqie
 
- Produktet e çelave
 
- Kabllo dhe percjelles
 
- Pajisje dhe aksesorë për linja fuqie transmetimi
 
- Gjeneratore me nafte
 
- Pajisje dhe aksesorë për linja fuqie transmetimi
 
- Tension i ulët
 
- Tension i mesëm dhe i lartë
 
- Transformatorë instrumental TM / TL
 
- Konstruksione metalike të zinkuara per nenstacione dhe linja transmetimi etj.

 

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.