Itali, Ambasada shqiptare nis shërbimin e pasaportave biometrike

0.6mbasada itali15907499721590818486

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë njoftoi qytetarët se duke filluar nga data 1 qershor 2020, dokumentet biometrike (pasaporta dhe karta e identitetit) do të tërhiqen vetëm nëpërmjet korrierëve postarë, duke i njoftuar paraprakisht në adresën email: konsullore.rome@mfa.gov.al

Sipas ambasadës, korrieri duhet të pajiset me:
1 Autorizimin e firmosur për tërheqjen shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit.
2.Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë.

Adresa e ambasadës është:

Ambasciata della Repubblica d'Albania
Via Asmara 3
00199 Roma
Italia

Po ashtu, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë tha se duke filluar nga data 3 qershor 2020 do të rifillojë shërbimi konsullor për praktika që kërkojnë praninë e qytetarëve në sportele.

Për shkak të Emergjencës COVID 19, të gjitha takimet e periudhës 11 mars - 30 qershor 2020, për shërbimet që kërkojnë paraqitje në sportel, do të fiksohen data të reja, për të cilat do të njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar në adresën e-mail nga ku kanë aplikuar.
Nuk nevojitet të aplikohet sërisht për të kërkuar takim!

Në të njëjtën mënyrë do të njoftohen për datën e takimit edhe qytetarët që kanë kryer kërkesa të reja në portalin Shërbimi Konsullor Online https://www.punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-onli…/

Të gjitha shërbimet do te kryhen vetëm me takim të caktuar nga nëpunësi i Zyrës sonë Konsullore!

Në mbrojtje të shëndetit publik dhe në zbatim të legjislacionit të Emergjencës COVID 19, ftojmë që prania e qytetarëve në mjediset e Ambasadës të jetë përputhje me DPCM në fuqi, duke respektuar rregullat e parashikuara që nga distancimi fizik dhe mbajtja e maskës, ashtu edhe matja temperaturës, në hyrje për në Zyrën e Shërbimit Konsullor.

Lutemi të respektohet me përpikmëri orari i takimit të caktuar në njoftimin që merrni me e-mail.

Ftojmë qytetarët të ndjekin në vijmësi faqet tona: https://www.ambasada.gov.al/italy/ https://www.facebook.com/AmbasciatAlbania/

Për çdo përditësim lidhur me shërbimet tona do të informoheni përmes këtyre faqeve në kohë reale," ka përfunduar Ambasada shqiptare në Itali.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.