kurs-kineshce-japonisht-suedisht-hollandisht-logo

KRISTOFOR KOLOMBI

 RRUGA E ELBASANIT,  PERBALLE FAKULTETIT EKONOMIK, TIRANE

RRUGA E KOSOVAREVE, PERBALLE KOMPLEKSIT DINAMO, TIRANE


 +355696710513   /   +35544310831

 info@kristoforkolombi.com

E Hënë       08.00 - 21.00

E Martë      08.00 - 21.00

E Mërkurë  08.00 - 21.00

E Enjte       08.00 - 21.00

E Premte   08.00 - 21.00

E Shtunë    08.00 - 19.00

E Dielë       pushim

Shkolla Amerikane Kristofor Kolombi - EDUKIMI ËSHTË E ARDHMJA


Shkolla Amerikane Kristofor Kolombi ju ofron një gamë të gjerë studimesh ndërdisiplinare për:
- gjuhë të huaja
- kurset e kompjuterit
- kursepas-shkollore
- kurse arti
- kurse profesionale
- kursepërgaditore profesionale
- konsulencë.

Metodologjia e mësimdhënies te Shkolla Amerikane Kristofor Kolombi
Në Shkollën Amerikane Kristofor Kolombi, ju njiheni për herë të parë me metodologjinë e mësimdhënies interaktive “Task Based”, e njëjta metodologji që ushtrohet në universitetet amerikane, e përshtatur gjithashtu me metodologjitë më të fundit linguistike dhe pedagogjike bashkëkohore europiane dhe metodave mësimore që janë përzgjedhur për sejcilën gjuhë. Kjo risi e sjellë për herë të parë në Shqipëri nga profesorë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënien e gjuhëve të huaja në Amerikë dhe Evropë bën që kursantët tanë (fëmijë, adoleshentë apo të rritur) të mësojnë një gjuhë të huaj në një kohë të shkurtër, në mënyrë superinteraktive, ndërdisiplinare, zbavitëse, krijuese dhe të efektshme.
TeShkolla Amerikane Kristofor Kolombi, përfshirja e konceptevetemirëqeniesështëthemelorenë metodologjinë tonë të mësimnxënies për cdo moshë. Cdo kursant në ambjentet e shkollës mëson si të respektoj veten dhe të tjerët. Për me tepër, kultura, arti, joga dhe meditimi janë një ushqim shpirtëror që e bëntëndihetmirëçdokënddhendajshumëinstitucionearsimorenë botë po iperqafojnëgjithnjë e mëshumë. Kultura, arti, joga dhe meditimi na ndihmojnë kundrejt stresit por dhe na rrisin vibracionet energjitike duke na mundësuar një mendje dhe nje trup më të shëndetshem si dhe një bashkëpunim sa më të frutshëm me veten dhe të tjerët.
Certifikatat tona janë të licensuara nga Ministria e Mirëqënjes Sociale dhe Rinisë. Ato njihen në institucione të ndryshme jashtë, si arsimore dhe të punësimit. Ndodh që kursantët tanë, në varësi të vendit ku shkojnë, i nënshtrohen një testi sipas nivelit që ata kanë. Metodat mësimore që ne kemi përzgjedhur janë shumë të ngjeshura me dije dhe metodologjia interaktive “Task Based” që ne aplikojmë u mundëson atyre të kalojnë këto sprova me sukses.

Shkolla Amerikane Kristofor Kolombi ofron 27 gjuhë të huaja që mund të studjoni në 6 nivele, nga niveli fillestar në nivelin më të avancuar. Këto kurse zhvillojnë kompetencat linguistike në të folur, shkruar, lexuar dhe dëgjuar si dhe ju mirëinformojnë për kulturën e gjuhës që ju studioni, me anë të metodave, teksteve dhe studimeve jashtë vendit (“Study Abroad Program”).
Shkolla Amerikane Kristofor Kolombiofron tëgjitha kurset e kompjuterit për të gjitha moshat. Mësuesit tanë kanë krijuar programe unike për tu ardhur sa më afër kërkesave të kursantëve tanë. Ata ju vijnë në ndihmë me seanca të mjaftueshme dhe për të praktikuar programet që ju ndiqni apo dhe për të krijuar mundësira të reja punësimi duke bashkëpunuar me partnerët tanë të fuqishëm në treg.
Shkolla Amerikane Kristofor Kolombiofron kurse pas-shkollore për nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Prindërit jo gjithmonë kanë kohë të ndjekin fëmijët me përgatitjen e detyrave. Mësuesit tanë kanë përgatitur një program unik që u mundëson fëmijeve jo vetëm për përgatitje për lëndët e shkollës por edhe me zbavitjen në kurse kulture, arti dhe joge. Jemi unik në përkushtimin maksimal që i kushtojmëçdo fëmije.

Shkolla Amerikane Kristofor Kolombimundëson gjithashtu konsulencë dhe përkrahje në karrierën tuaj, duke ju drejtuar dhe mbështetur që në hapat e para të profesionit tuaj. Ju mund të përgatiteni për provimet e maturës (me qëllim që të zgjidhni profesionin e duhur), të merrni pjesë në trajnime profesionale (informatikë, gjuhë teknike, thellim të mëtejshëm të njohurive tuaja në profesionin e dëshiruar), workshope, apo të konsultoheni me specialistët tanë për çështje të dimensioneve të ndryshme jo vetëm me karrierën tuaj brenda vendit por edhe atë jashtë vendit. Stafi ynë vazhdimisht ofron trajnime për t’ju informuar mbi aplikimet jashtë shtetit, një informacion aq i dobishëm por që mungon jashtë mase dhe që rrjedhimisht ka pasoja negative për ata që nuk e zotërojnë atë.
Në shkollën tonë ju mund t’u përkushtoheni dhe kurseve të artit. Profesorët tanë janë specialistë të fushave të ndryshme artistike (letërsi, pikturë, skulpturë, muzikë, etj.) të cilët ndihmojnë që në zanafillë prindërit për të orientuar talentin e fëmijëve, dhe vazhdojnë me këmbëngulje dhe pasion të mbështesin kursantët për një të ardhme të sukseshme. Puna e stafit tonë në kuadrin artistik është i shumë i veçantë pasi ne duam të kontribuojmë edhe në fushën artistike me qëllim që vendi ku ne jetojmë të reflektojë sa më shëndetshëm jetën socialo-kulturore.

Ne kemi nderin t’ju mirëpresim dhe tëjemi pjesë e juaja!

- KURSE GJUHESH

  •  Shqip
  •  Anglisht
  • Gjermanisht
  • Italisht
  • Frëngjisht
  • Spanjisht
  • Holandisht
  • Norvegjisht
  • Suedisht
  • Danisht
  • Kinezisht
  • Japonisht
  • Rusisht
  • Turqisht
  • Arabisht
  • Greqisht
  • Portugalisht
  • Bullgarisht
  • Maqedonisht
  • Serbisht
  • Hebraisht

- KURSE KOMPJUTERI

- KURSE ARTI

- PROGRAM PAS SHKOLLOR PER FEMIJET

- KURSE PERGATITORE PER PROVIMET E MATURES DHE LIRIMIT

- TRAJNIME PROFESIONALE

- KONSULTIME PER SHKOLLE

- SHKOLLA VERORE DHE PUNESIM JASHTE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.