“Policia ka informacione për Ervis Martinaj”, Balla flet për zhdukjen e “mbretit” të lojërave të fatit

 640 0 6596a5849b0ab

Në konferencën për mediat, ku bëri bilancin e 2023, Ministri Balla iu përgjigj interesit të medias lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur tashmë prej muajsh.

“Unë e kam marrë detyrën më 15 korrik 2023, edhe kjo cështje ka qenë një prej cështjeve të orëve të para në detyrë, mbetet një sfidë e pazgjidhur ende referimi përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë cështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë, e kam thënë edhe më parë, ju garantoj që kur të kemi një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj cështje, mezi pres të dal para jush.

Eshtë një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, që ka të bëjë më gjithë këto indikatorë të rëndësishëm. Po bëjmë gjithcka është e mundur për t’i shkuar deri në fund. Nuk dua të hy më në detaje, janë informacione të klasifikuara sekret” tha Palla.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.