Vdekja e foshnjës së braktisur nga e ëma/ Detaje të reja nga kamerat e sigurisë

 640 0 654cff281cd0d

“Më kapi paniku dhe fëmijën e hodha, pas lindjes”, kaq ka mundur të shprehë para uniformave blu 30-vjeçarja e cila u ndalua për braktisjen e djalit të saj të porsalindur në një garazh në Yzberisht.


Foshnja pasi u gjet nga banoret e zonës u dërgua nga policia në maternitetin “Koço Gliozheni” në gjendje mjaft të rëndë me hipotermi dhe me dëmtime të konsiderueshme fizike të shkaktuara nga nëna e tij.

Foshnja dha frymën e fundit mëngjesin e kësaj të enjte pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Në spital e mbikëqyrur me policë mbahet dhe 30-vjeçarja e cila akuzohet për braktisje të fëmijës dhe rrezikon deri në 10 vite burg. Gjendja e saj fizike shfaqet e qëndrueshme ndërsa gjendja emocionale jo. Mjekët dyshojnë për depresion pos partum. Ndodhur në këtë gjendje ajo nuk ka dhënë detaje për atësinë e fëmijës apo për rrethanat që e çuan drejt një akti kaq çnjerëzor.

Top Channel mëson se 30-vjeçarja me origjinë nga Pogradeci nuk ishte e martuar dhe jetonte me prindërit. Ajo nuk e kishte ndjekur shtatzëninë me asnjë mjek dhe lindjen e kreu në bodrumin ku u gjet fëmija nga banorët e zonës të cilët njoftuan policinë. Vajza ishte larguar disa blloqe pallatesh nga banesa e saj për të kryer lindjen dhe në pamjet e kamerave të sigurisë të sekuestruara nga policia shfaqet e vetme.

Të birin menjëherë pas lindjes dhe pa i prerë kordonin umbelikal ajo e hodhi të zhveshur në papastërtitë e garazhit të lëna pas reshjeve të shumta që ndodhen mëngjesin e së mërkurës. Në momentin e mbërritjes në reanimacion mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes së fëmijës dëmtime të cilat i sollën dhe vdekjen.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.