Bulqizë/ Furgoni me nxënës doli nga rruga dhe ra në greminë, pamje nga vendi i ngjarjes

 640 0 642edee221f5e

Një furgon që transportonte nxënës u aksidentua sot në Bulqizë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Të plagosur kanë mbetur 5 nxënës si dhe drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.