“Para 11 vitesh mori 12 plumba në trup”, Mustafa i shpëton për mrekulli atentatit të dytë në Shkozet

 640 0 642c123ba3dd8

Një ditë më parë në qytetin e Durrësit ka ndodhur një atentat mafioz ndaj Eraldo Mustafës 37 vjeç.

Policia në lidhje me këtë ngjarje deri më tani ka shoqëruar në polici 8 persona të cilët dyshohet se mund të jenë të lidhur ose kanë informacion në lidhje me këtë atentat.

Ndërkaq dyshohet se katër nga të ndaluarit të jenë dhe autorët e atentatit të së hënës në Shkozet.

ky ishte atentati i dytë që i bëhej Mustafës.

Behet me dije se në 2012 atij i ishte bërë një tjetër atentat në Kavajë ku janë qëlluar me 120 plumba, ku 12 plumba kapen Mustafën në pjesë të ndryshme të trupit. Në këtë atentat ai ka qenë i shoqëruar nga një shok i cili fatkeqësisht kishte humbur jetën dhe një femër që kishte shpëtuar.

Ndërkohë në dëshminë e tij të dhënë para grupit hetues Mustafa ka mohuar që të ketë konflikte dhe se makinën e kishte të parkuar para shtëpisë para së të lëvizte.

Aldi Mustafa ndërkohë nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për lidhjet e tij me bandat dhe miqësinë me Aleksandër Lahon ose i njohur ndryshe si “Rrumi” i Shijakut. Ky i fundit një nga personat më të përfolur për ngjarjet kriminale, përfshirë edhe atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.

Muftafa në gusht të vitit 2021 ra në prangat e policisë si një nga 3 personat që kishte planifikuar një vrasje në Durrës, kundrejt pagesës.

Edhe më parë është dënuar me 10 vite burg për veprat penale, “Kanosja” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”./Abcnews

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.