Sulmi me kallash ndaj ‘TCh’/ Artan Hoxha publikon foton-n e rojes së vrarë: Ishte baba i tre fëmijëve, për një muaj...

 640 0 642199bc600a0

Pal Kola, roja i sigurisë së Top Channel, mbeti i vrarë pas mesnate si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj ambienteve të televizionit kombëtar. Gazetari Artan Hoxha thotë se pas gati një muaji, Kola do të bënte 61 vjeç.

“Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç… I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare…. Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”.. Por jo kaq i holle dreqi ta haje…”, shkruan Hoxha ndër të tjera.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të hëne, sapo kishte kaluar data 27 Mars.

 640 0 642199b869403

Dyshohet se tre persona ende të paidentifikuar, kanë mbërritur para ambiente të Top Channel me një mjet tip “Range Rover” dhe kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi.

Për pasojë, mbeti i vdekur roja 60 vjeçar dhe shkatërruan vetratat e xhamit të godinës.

Në momentin e sulmit, në disa prej zyrave të televizionit ka pasur personel sepse turnet vetëm pak minuta para ngjarjes ishin ndërruar.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.