FOTO/ S’i ndaloi ‘Shqiponjave’ dhe pasi i shau u arratis me makinën me xhama të zinj, ja kush është efektivi i pezulluar. Babai zyrtar i lartë në polici

policia tiranes6 933x445 770x367

Përjashtohet nga radhët e policisë një efektiv, i cili nuk kishte respektuar rregullat e qarkullimit, duke thyer urdhrin e kolegëve të tij.

Bëhet fjalë për të riun Renato Feri, i cili u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta në muajin dhjetor që sapo lamë pas.

 renato feri

Ndonëse kolegët e tij i kishin bërë shenjë që të ndalonte, polici jo vetëm që nuk i është bindur, por pasi i ka ofenduar ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe efektivët. Ndërkohë që arratia e tij ka zgjatur vetëm pak, pasi është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në mjet iu gjet dhe një sasi kanabisi.

Po ashtu BalkanWeb mëson se babai i efektivit të arrestuar, Arian Feri, është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që urdhri i përjashtimit të të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.