U ekzekutua me një plumb në kokë, identifikohet shqiptari që u vra në Gjermani. Pronar i një biznesi në Shijak (EMRI)

Gjermani 3 1 770x433

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Gjermani. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 32-vjeçarin Mario Muka, i cili rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut. Mësohet se Muka, nga Shijaku, kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018. Ndërkohë, autoritetet po vijojnë kontrollet për zbardhjen e pistës së krimit.

Autoritetet gjermane kanë kërkuar të dhëna për këtë person, që nga shenjat e gishtërinjve dhe nëse është i skeduar nga policia.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë mbrëmjen e së hënës në Krefeld të Gjermanisë. Dëshmitarët dëgjuan disa të shtëna rreth orës 19:50 dhe panë dy burra duke ikur në errësirë, thanë hetuesit të martën. Një e shtënë e ka goditur viktimën në kokë. Trupi i tij ishte i shtrirë në trotuar pas krimit, teksa tani do t’i nënshtrohet autopsisë.

32-vjeçari ishte i njohur për policinë për krime të drogës dhe pronës. Megjithatë, thuhet se ai nuk ishte një “lojtar i madh” në biznesin e drogës, por një tregtar i vogël që kishte konsumuar edhe vetë drogë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.