DOKUMENTI/ Tatimet nisin aksionin, kontrollojnë pagat e deklaruara të pedagogëve

  640 0 634ff0648dc51

Drejtoria e Tatimeve në Tiranë ka nisur një aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve.

Dje, kryeministri Edi Rama u shpreh se pedagogët që punojnë në privat nuk deklarojnë pagat reale, ndaj mund t’ju kontrollohej pasuria.

Siç shihet në dokumentin e mëposhtëm, inspektorët e Tatimeve udhëzohen që të marrin në pyetje pedagogët dhe bashkë me ta të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, për nivelin e pagës që marrin.

Ky inspektim ndaj vetëdeklarimit të pagave të pedagogëve vjen në një kohë kur ata janë ngritur në protesta në disa Universitete të vendit, për rritjen e pagave.

Po ashtu, inspektorët udhëzohen që menjëherë pas deklarimeve të pedagogëve mbi pagën, të bëhet dhe verifikim i arkës së parave në Universitete,shkruan newsbomb.

 640 0 634ff03e6d19b

 

 640 0 634ff032c8050

Më poshtë, objekti i kontrollit të urdhëruar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë:

“Kontrolli i vetëdeklarimeve mbi nivelin e pagave, llogaritjes, mbajtjes dhe derdhjes së detyrimeve tatimore nga tatimpaguesi si dhe kontrollit në funksion të faktorëve të riskut, ky tatimpagues nga Analiza e Riskut, rezulton me pagë më të ulët se mesatarja nga sektori i Arsimit, nxjerrë nga Drejtoria e Menaxhimit të Rriskut në zbatim të Vendimit të Komitetit të Përmbushjes nr.31, datë 29.07.2022, për planin sektorial mbi kontrollin e informalitetit të pagave.”

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.