Histori “filmash” në Tiranë, vajza lë ndezur makinën dhe zbret, 18 vjeçari hipën dhe ‘zhduket’

 640 0 631333ff8e440

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku një 18 vjeçar me inicialet L.I ka tentuar të vjedhë automjetin e 26 vjeçares D.Sh. Mësohet se e reja e kishte lënë automjetin ndezur dhe kishte zbritur nga makina, ndërsa i riu duke përfituar nga situata ka hipur në mjet dhe është larguar.

Pas denoncimit, 18 vjeçari është vënë në prangat e policisë.

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Square”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi makinën e një shtetaseje, vihet në pranga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi “Univers”, në rrugën “Mikel Maruli”, një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij, shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Square”, si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi “Univers”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.