Tashmë e konfirmuar, në Shqipëri ka ardhur ky varianti i ri i Covid-it

covvvvvvvrastettete

Edhe pse dihej që në muajin qershor se ne Shqipëri po qarkullonte nën-varianti i Omcron Ba5 madje dhe mjekët kanë deklaruar se pacientët me covid janë me Ba5, këtë të enjte Instituti i shëndetit publik ka konfirmuar zyrtarisht se në vendin tonë qarkullon BA4 dhe me shumë ai BA5.

“Ne konfirmojmë prezencën e varianteve BA4 dhe BA5 në vënd. Pas konfirmimit të mostrave, 230 prej tyre u dërguan në laboratorin e Gjermanisë. Nga totali, mbi 83% ishin BA5 dhe një përqindje e vogël, rreth 4% ishte BA4”- tha drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini.

Sipas drejtores së Institutit të shëndetit publik pozititiviteti mbetet i lartë.

“Vijon një pozitivitet i lartë i prezencës në 24 orëve. Ky pozitivitet reflektohet edhe me prezencën e rasteve spitalore. Ndalesa e dozave të vaksinimit na japin një tablo klinike më të agravuar të rasteve”- shtoi Tomini. 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.