Të shtunën bllokohet lëvizja e mjeteve në lotet 2 dhe 3 të Unazës së Tiranës

korriku bllokohet segmenti Farke Shkoze 1280x7201657721970

Autoriteti Rrugor i Shqipëria ka njoftuar të gjithë përdoruesit e rrugës se ditën e shtunë prej orës 8 të mëngjesit, lotet 2 dhe 3 të Unazës së Tiranës do të jenë të bllokuara.

Vendimi i ARRSH-së është marrë për shkak të nisjes së punimeve në mbikalimin e Shkozës si dhe asfaltimin e karrezhatave në aksin rrugor Farkë-Shkozë.

Njoftimi i ARRSH-së:

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit ‘Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3’ dhe ‘Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2’, sipas grafikut të punimeve, në datën 16.07.2022, ora 08:00, do të fillojnë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, si dhe punimet e asfaltimit të karrexhatës së majtë dhe të djathtë të rrugës kryesore të segmentit rrugor Farkë-Shkozë.

Për realizimin e këtyre punimeve është e nevojshme të kryhet bllokimi i segmentit të unazës Lindore Farkë-Shkozë. Përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën ‘Ali Shefqeti’ dhe ‘Alajdin Frashëri’ deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

Në këto pika të devijimit do të vendoset sinjalistika e përkohshme orientuese për qarkullimin e mjeteve.

Kryerja e këtyre punimeve është parashikuar të zgjasë rreth 10 ditë.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për këtë devijim!

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.